LAJME

Kosova, në mesin e 99 shteteve që po i ofrojnë ndihmë Turqisë

Kosova, në mesin e 99 shteteve që po i ofrojnë ndihmë Turqisë
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Shkurt 2023, 12:05

99 shtete janë duke ofruar asistencë drejt Turqisë pas tërmetit që la të vdekur mbi 20 mijë veta vetëm në këtë shtet.

Ministria e Jashtme e Turqisë ka njoftuar se 68 prej këtyre shteteve janë atje për të ndihmuar në kërkim-shpëtim.

Në mesin e këtyre shteteve është edhe Kosovës e cila përmes Forcës së Sigurisë është duke dhënë kontribut në zonat e prekura.

Sipas të dhënave zyrtare nga Turqia janë tetë mijë e 326 pjesëtarë të personelit të huaj që janë duke asistuar, derisa ka paralajmërime se edhe 13 shtete do t’u bashkohen aksioneve për kërkim-shpëtim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika