Të katër shtetet fqinje kanë vaksinuar shumëfish më shumë qytetarë kundër COVID-19 se Kosova. Madje pesëfish më shumë qytetarë se Kosova i ka vaksinuar edhe Mali i Zi, e që ka rreth tre herë më pak banorë se që ka Kosova.
Sipas të dhënave të uefbaqes së specializuar për statistika, “Statista”, sa i përket rajonit, Kosova ngelet e fundit me të vaksinuar. Te shtetet fqinje, Serbia prin dukshëm me 3.6 milionë të vaksinuar. Pason Shqipëria me 600 mijë vaksinime, Mali i Zi me rreth 110 mijë e Maqedonia e Veriut me 84 mijë.
E prapa gjitha këtyre ka ngelur Kosova, me vendin që deri tash ka kryer vetëm 28 mijë vaksinime.






