Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) ka ndaluar importimin e vajit të ullirit për sallatë të kompanisë “Euro Made 2021” të Lushnjës së Shqipërisë.
Kosova ndalon importimin e mbi 1,000 litrave vaj të ullirit nga Shqipëria

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit fizik të mallit në pikën doganore të Vërmicë është konstatuar se ishte transportuar në kushte jo të mira higjienike dhe së bashku me mallra të tjera joushqimore (detergjentë), për çka është vlerësuar se rrit mundësinë e kontaminimit.
Po ashtu, AUV thot se është vërejtur se produkti nuk përmbante të dhënat e duhura në deklaracionin e mallit.
“Në përputhje me Ligjin e Ushqimit, Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe rregulloret përkatëse të sigurisë ushqimore, një produkt i tillë konsiderohet i papërshtatshëm, i pasigurt dhe i rrezikshëm për konsumim, dhe si i tillë nuk mund të lejohet për importim në territorin e Republikës së Kosovës.” – njofton AUV, më 27.02.2027.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




