Ekipi olimpik i Kosovës do të përfaqësohet me dy skitarë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, që prej 19 janar deri më 1 shkurt 2024 mbahen në qytetin Gangwon të Koresë së Jugut.
Skitarët janë Lirika Deva dhe Klos Vokshi, të cilët do të garojnë në disiplinat e skijimit alpin, sllallom dhe sllallom të madh. Të dy janë kualifikuar me normë olimpike.
Me ekipin do të udhëtojnë edhe trajnerët Kushtrim Deva dhe Ernest Sefaj. Shef i misionit është Bujar Turjaka.





