- Reklama -

Kosova kërkon fitore ndaj Norvegjisë për të dëshmuar se është gati

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka dhënë shenja të mira në miqësoret e marsit. Sinjale pozitive priten edhe të mërkurën mbrëma në Oslo, për të dëshmuar se “Dardanët” janë gati për sfidat e ardhshme garuese, përkatësisht për edicionin e radhës të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Të mërkurën, prej orës 19:00, është miqësorja Norvegji – Kosovë, që zhvillohet në stadiumin “Ullevaal” në Oslo.

- Reklama -

Më 22 mars Kosova kishte fituar 1:0 ndaj Armenisë. Më 26 mars pësoi 2:0 nga Hungaria. Dhe tani përballë ka një tjetër përfaqësuese me lojtarë cilësorë, si Erling Haaland e Martin Odegaard. Por jo gjithë lojtarët e Norvegjisë kanë cilësinë e yjeve të Premier Leauges. Mungesa në Evropianin në Gjermani është dëshmi për këtë.

Për selektorin e Kosovës, Franco Foda, miqësorja me norvegjezët është shumë e rëndësishme. Foda debutoi në ndeshjet e marsit, ndërsa pritjet janë që ta lëvizë para përfaqësuesen.

Në konferencën për shtyp të mbajtur të martën pasdite në Oslo, Foda ka thënë se faza përgatitore ishte e mirë. Tekniku gjerman ka konfirmuar se të gjithë lojtarët e ftuar janë gati dhe po ashtu të entuziazmuar për ndeshjen.

“Kishte shenja të mira në ndeshjet ndaj Armenisë dhe Hungarisë. Disa lojtarë janë të lënduar, si Rashica e Muslija, sa për të përmendur disa. Stërvitjet në Prishtinë kanë shërbyer për të kuptuar edhe më mirë parimet tona të lojës, që të jemi aktivë në gjithë fushën. Duam të luajmë me top dhe  në mënyrë dimanike. Pasi të humbim topin duam të bëjmë presion të menjëhershëm dhe kjo ka funksionuar në dy ndeshjet e kaluara miqësore. Duam të provojmë sërish me presing të lartë dhe ta fitojmë topin sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Foda.

Ai ka përmenduar lojtarët kryesorë të Norvegjisë.

“Do të jetë shumë e rëndësishme të funksionojmë si ekip, të fitojmë topin si ekip. Pra, të përballemi si ekip ndaj Haalandit, Odegardit dhe të tjerve”.

Kosova më 6 shtator nis me ndeshje në edicionin 2024/2025 të Ligës së Kombeve. Fitimi i ndeshjes së fundit para ciklit të ri do të ishte me shumë peshë. Por jo vetëm fitorja ka rëndësi, thotë Foda.

“Natyrisht se duam të fitojmë ndeshjen nesër, por për mua është e rëndësishme se si luajmë dhe sa zbatojmë në lojë atë që kemi bërë në stërvitje”, ka shtuar selektori i Kosovës.

Miqësorja në Oslo do të jetë e veçantë për mesfushorin Valon Berisha. Ai në vitin 2016 kishte lënë pozitën e startuesit te Norvegjia dhe iu bashkua Kosovës. Berisha për kohë të gjatë ishte prej lojtarëve kryesorë të Kosovës. Pritet të jetë i rëndësishëm edhe të mërkurën mbrëma.

Kosova po ashtu pritet të ketë përkrahje nga bashkëatdhetarët shqiptarë në Norvegji dhe vendet përreth.

Berisha ka treguar se në përfaqësuesen e Norvegjisë kanë ndryshuar shumë gjëra nga koha kur ishte ai. Ka thënë se prej lojtarëve ishte vetëm Odegaardi. Edhe Berisha ka përmendur forcën ofenzive të Norvegjisë.

“Nuk na intereson shumë se çka bën kundërshtari, por çka duam ne. Ne duam të tregojmë se çka kemi stërvitur deri më tani dhe sa do të shfaqim prej kësaj në fushë”, ka thënë mesfushori me përvojë.

Berisha ka përsëritur se është krenar që luan për Kosovën. Por ka treguar se ishte krenar edhe kur luante për Norvegjinë.

“Jam rritur këtu. Kam luajtur për këtë shtet. Kam kënduar edhe himnin. Atëkohë si i jashtit, për të prezantuar një shtet tjetër, ishte privilegj i madh. E kam ndier një krenari. Tash që luaj për Kosovën, vendin tim, është e veçantë. Është lojë emocionuese, por unë jam shumë krenar që kam vendosur për vendin tim, gjakun tim. Kam thënë gjithnjë që për Kosovën e lë shpirtin në fushë”, ka theksuar Valon Berisha.

Vëllai i tij, Vetoni, kishte vendosur të mbetet te Norvegjia, si pjesë e një pajtimi familjar. Vetoni ka luajtur herë pas here, por nuk u bë asnjëherë i rëndësishëm sa ishte Valon Berisha te Kosova.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar e arrestuar këtë person

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për...

Reduktohen linjat e transmetimit, qytetarët do të paguajnë 70 milionë euro më shumë transport energjetik

Nga gjashtë linja transmetimi, u reduktuan në dy. Në këtë...

Mbahet seancë gjyqësore për rastin “Cobra”, jep dëshminë babai i viktimës

Në seancë gjyqësore në rastin Cobra, ku biznesmeni Dibran...

eKosova lëshon dy shërbime të reja në lidhje me llogaritë bankare

eKosova nga sot do të ketë edhe dy sherbime...

SHBA:Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 emigrantëve

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një operacion të gjerë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort