LAJME

Kosova kalon në epërsi ndaj Lituanisë

Kosova kalon në epërsi ndaj Lituanisë
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Nëntor 2024, 21:11

Kosova ka kaluar në epërsi në minutën e pestë në përballjen me Lituaninë, ndeshje që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Golin për Kosovën e shënoi Muharrem Jashari.

Kjo është ndeshja e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja e fundit e kombëtares së Kosovës me Rumaninë, e zhvilluar më 15.11.2024 në Bukuresht, është ndërprerë për shkak të thirrjeve kundër Kosovës nga tifozët rumunë në “Arena Nationala” në Bukuresht.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika