LAJME

“Kosova ka buxhet t’i blejë katër dronë Bayraktar”

“Kosova ka buxhet t’i blejë katër dronë Bayraktar”
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Mars 2022, 10:01

Anton Quni, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se vendi duhet të ketë pajisje të reja ushtarake.

Ish-ministri i Mbrojtjes në “Këndin e Debatit” në Tëvë1, vlerëson se Kosova ka buxhet të mjaftueshëm për blerjen e katër dronëve ushtarakë “Bayraktar” që prodhohen në Turqi.

“Do të thotë, edhe kostoja e një pakoje nëse shkon me katër drona ‘Bayraktar’ të Turqisë, me komplet ekipin që do të duhet të operojë me drona, mirëmbajtje tjera, e ka një shumë që unë besoj është e kapshme për mundësitë tona ekonomike”, deklaroi Quni.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika