Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit, përfshirë edhe draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të prezantuar nga diplomatët-euroatlantikë javën e shkuar. Megjithatë, sërish nuk ka pasur nënshkrime të palëve, pasi siç ka thënë Qeveria e Kosovës në një komunikatë për media të enjten pas takimeve në Bruksel, një gjë e tillë është refuzuar nga Serbia. E presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “nuk bëhet fjalë për nënshkrim apo mosnënshkrime të ndonjë gjëje”, por për “zbatimin e asaj që është nënshkruar dikur, apo që është rënë dakord ndërkohë”, referuar propozimit ndërkombëtar për Asociacionin. Nga Bashkimi Evropian nuk ka pasur deklaratë pas takimeve.
Kosova insiston në nënshkrim të marrëveshjeve, akuzon Serbinë se refuzoi

Komunikata e Qeverisë së Kosovës ka theksuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes dhe se ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore për t’i zhbërë tri parime të Marrëveshjes Bazë, Aneksit të Zbatimit dhe draftin e propozuar më 21 tetor.
“Kryeministri Kurti rikujtoi që ai ishte i gatshëm të nënshkruajë edhe në Bruksel më 27 shkurt 2023 edhe në Ohër më 18 mars 2023, edhe sonte, më 26 tetor 2023, duke theksuar që pikërisht Samiti i Këshillit Evropian në Bruksel është ngjarja e duhur, në vendin e duhur për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike, përfshirë edhe draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-të për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike. Përkundër kësaj oferte gjeneroze të Kryeministrit Kurti, Presidenti i Serbisë, Vucic, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Veturat që hyjnë në Prishtinë nuk paguajnë taksën 2 euro

Përmbyllet gara tradicionale “Ujku Garues 2026”, morën pjesë 20 ekipe nga njësitë e FSK-së

Prattipati pret Isufajn, takohen për herën e dytë brenda shtatorit

