Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shtetasit e Singaporit të mos kenë nevojë për vizë për hyrje, qëndrim apo kalim transit nëpër Kosovë.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Singapori nuk rezulton në listën e shteteve ndaj të cilave Kosova nuk aplikon regjim të vizave, andaj ka kërkuar që të shtohet në këtë listë, njofton Klankosova.tv.





