LAJME

Kosova i ofron ndihmë Çekisë e cila po përballet me vërshime të mëdha

Kosova i ofron ndihmë Çekisë e cila po përballet me vërshime të mëdha
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Shtator 2024, 18:22

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, përmes një letre drejtuar homologes çeke i ka shprehur gatishmërinë për t’iu ofruar ndihmë autoriteteve çeke përmes kapaciteteve të kërkim shpëtimit apo formave të tjera të mbështetjes humanitare.

“Gjersa mendimet tona janë me të gjithë të prekurit, uroj që kjo krizë të kaloj sa më parë, me sa më pak dëme. Ne qëndrojmë me Republikën Çeke në këtë kohë të rëndë për të dhe shpresojmë për tejkalim të kësaj gjendje të rëndë dhe kthim sa më të shpejtë në normalitet”, ka theksuar ministri Maqedonci.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika