LAJME

Kosova i bashkohet procesit Pall Mall, iniciativës për përdorimin e përgjegjshëm të kapaciteteve komerciale për ndërhyrje kibernetike

Kosova i bashkohet procesit Pall Mall, iniciativës për përdorimin e përgjegjshëm të kapaciteteve komerciale për ndërhyrje kibernetike
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Prill 2025, 20:33

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se Kosova i është bashkuar Procesit Pall Mall si shtet mbështetës i Kodit të Praktikave për Shtetet në kuadër të këtij procesi.

Ky proces është iniciativë e përbashkët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, për të bashkuar vendet demokratike të përkushtuara për ta adresuar përhapjen dhe përdorimin e papërgjegjshëm të kapaciteteve komerciale për ndërhyrje kibernetike.

“Me mbështetjen e këtij Kodi, Kosova i bashkohet një koalicioni në rritje të vendeve demokratike që punojnë për të siguruar që mjetet kibernetike të përdoren në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe standardet për të drejtat e njeriut”, ka shkruar Kurti në Facebook të shtunën.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika