Në ditën e dytë të punimeve të sesionit pranveror të Asamblesë së Parlamentare të NATO-s, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryesuar nga deputeti Driton Hyseni, ka vazhduar takimet bilaterale me delegacionet e vendeve anëtare të NATO-s, siç ishin takimet me delegacionin e Kanadasë, SHBA-së, Danimarkës, Gjermanisë, Sllovakisë si dhe me delegacionet e Holandës e Finlandës.
Sipas njoftimit nga Kuvendi, temat e diskutimit përfshinin kërkim-mbështetjen e Kosovës në proceset e përfshirjes sa më të madhe të delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në AP të NATO-s, si dhe në institucionet e organizatat tjera ndërkombëtare.





