- Reklama -

Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik e kulturor me Arbëreshët në Itali

Me synim ndërtimin e urave të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, priti sot në Prishtinë një delegacion arbëresh nga Kalabria.

Në përbërje të delegacionit ishin znj. Anna Madeo, Konsulle Nderi e Shqipërisë në Kalabri, z. Giuliano Conforti, zëvendëskryetar i Komunës së San Giorgio Albanese, përfaqësues të shoqatave tregtare italiane, përfaqësues të Kishës Arbëreshe dhe verëtarë të njohur nga Kalabria.

- Reklama -

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në turizmin kulturor e natyror, artizanat, inovacion, ndërmarrësi dhe zhvillimin bujqësor, përmes organizimit të misioneve të përbashkëta, panaireve dhe aktiviteteve të rrjetëzimit mes bizneseve të Kosovës dhe Kalabrisë.

Palët ranë dakord për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet agjencive KIESA dhe ARSAC, me fokus në projekte të përbashkëta në kulturë, turizëm dhe inovacion.

Delegacioni arbëresh gjatë vizitës në Kosovë do të zhvillojë takime edhe me institucione të tjera dhe do të marrë pjesë në festivalin e verës HardhFest në Rahovec, ku pjesëmarrja e verëtarëve arbëresh në vitet e ardhshme pritet të jetë një vlerë e shtuar për promovimin e traditave të përbashkëta./kultplus/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort