17 shkurti 2021 shënon ditën kur shteti i Kosovës mbush 13 vjet prej kur është shpallur i pavarur.Të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë.Nga ai çast, Kosova u shpall e pavarur derisa në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri.
Kosova feston sot 13 vjetorin e pavarësisë

Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike.Ky proces u bë i zakonshëm në ditët e para pas pavarësisë, ndërsa deri më tash Kosovën e kanë njohur 117 shtete.Vendi i fundit që e njohu Kosovën është Izraeli.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren mirëpret studentët e rinj për vitin akademik 2026/2027

Policia: Protesta në Prishtinë përfundoi qetë dhe pa incidente

Fëmijët e dëshmorëve dorëzojnë në Qeveri uniformën e UÇK-së dhe dosjet për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

