LAJME

Kosova e gatshme që të thellojë bashkëpunimin me Turqinë

Kosova e gatshme që të thellojë bashkëpunimin me Turqinë
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Dhjetor 2021, 18:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Konsullin e nderit të Kosovës në Bursa​, Fahrettin Gülener dhe Koordinatorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa, Recep Gündüz.

Kurti ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, derisa është shprehur i gatshëm për të rritur nivelin e këtij bashkëpunimi.

Siç thuhet në komunikatën e qeverisë, në takim është diskutuar për bashkëpunimin me qytetin e Bursas, aty ku jeton një numër i madh i shqiptarëve.

“U bisedua për bashkëpunim me qytetin e Bursas, ku jeton komunitet i madh i shqiptarëve, për mundësitë për trajnime dhe aftësim profesional, si dhe për kursin e gjuhës shqipe në “Qendrën Kulturore të Kosovës” në Bursa”, thuhet tutje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika