Nga 145 shtete të botës, Kosova renditet e 134-a për nga fuqia ushtarake, sipas një raporti të GlobalFirepower. Pas Kosovës renditen shtete si Panamaja, Republika e Afrikës Qendrore, Islanda, Sierra Leone e të tjera
Në këtë ranglistë, nga shtetet e Ballkanit, më e forta është Greqia, e renditur në vendin e 30, pasuar nga Rumania që renditet e 47-a, Serbia e 58-a, Bullgaria e 59-a, Kroacia e 69-a, Sllovenia e 86-a, Shqipëria e 91-a, Maqedonia e Veriut e 108-a, Mali i Zi i 108-i dhe Bosnja dhe Hercegovina e 133-a.
Ndërsa, sipas Global Firepower, Shtetet e Bashkuara të Amerikës posedojnë ushtrinë më të fortë në botë, pasuar nga Rusia, Kina, India dhe Mbretëria e Bashkuar.





