Kosova do të organizojë një Kampionat Evropian të xhudos në këtë fundvit.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se kjo ka ardhur pas sukseseve të jashtëzakonshme në rezultate dhe se ka ndodhur për herë të parë që të jepet besimi që Federata e Xhudos së Kosovës të organizojë një Kampionat Evropian.
“Evropiani është format i ri i ngjarjes kontinentale, e që zyrtarisht njihet si “European Championships Open”. Kampionati do të mbahet më 16 dhjetor 2023 në Prishtinë. Evropiani është i hapur dhe do të organizohet vetëm për kategoritë deri në 57 kg dhe 73 kg. Kosova ka të drejtë t’i ketë nga dy xhudistë në kategori, ndërsa shtetet tjera nga një. Sipas shkrimit të publikuar nga EJU, fondi shpërblyes është 300 mijë euro, që paralajmëron se në kryeqytetin tonë do të zbarkojnë yjet e xhudos”, ka njoftuar KOK.





