Kosova dhe Shqipëria pritët të hapin edhe një pikë të përbashkët kufitare. Kjo nismë sapo është miratuar nga kabineti qeveritar.
Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani ka njoftuar ministrat për këtë nismë duke thënë se pika kufitare do të hapet në Krushevë të Dragashit dhe Shishtavec të Kukësit.





