LAJME

Kosova dhe Shqipëria afër nënshkrimit të dy marrëveshjeve të reja për shëndetësinë

Kosova dhe Shqipëria afër nënshkrimit të dy marrëveshjeve të reja për shëndetësinë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Qershor 2022, 16:43

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sot gjatë ditës është pritur në takim nga zëvendësministrja e Shëndetësisë në Kosovë, Dafina Gexha.

Pas takimit u tha se bashkëpunimi mes të dy vendeve do të shtohet edhe me dy marrëveshjet që priten të firmosen në mbledhjen e qeverive.

Marrëveshjet kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve shëndetësore në zonat kufitare si në Prizren e Gjakovë dhe qasjen e lehtë të shërbimeve në sezonin turistike për qytetarët e të dyja vendeve.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha deklaroi se ka bashkëpunim të mirë mes të dyja vendeve në sektorin e shëndetësisë.

“Pavarësisht situatës së sezonit, në vazhdimësi kemi bashkëpunime që edhe më tej duhet t’i thellojmë. Kemi trajtimin e pacientëve me hemodializën, qasjen në Qendrën Klinike Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë për qytetarët e Republikës së Kosovës. Kemi qasjet në Spitalin e Prizrenit dhe Gjakovës për qarqet Kukës dhe Malësi e Gjakovës. Sot, natyrshëm qarkullojmë këndej dhe andej Drinit për jetë, familje, shkollë, punë, argëtim dhe turizëm. Sistemet tona shëndetësore duhet të rrisin edhe më tej bashkëpunimin në frymën e marrëveshjeve mes dy qeverive tona për të mbështetur këtë integrim”, u shpreh ajo. /euronewsal

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika