Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, do të lehtësohet lëvizja e qytetarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.Në mbledhjen e dy qeverive, Kurti tha se zyrtarët e policisë do të punojnë së bashku në një ndërtesë.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nga 1 janari do të kenë pikëkalime të përbashkëta kufitare

“Duke filluar nga 1 janari i vitit 2025 në dy pika kufitare, Hani i Elezeit – Bllacë dhe Jazhincë – Glloboqicë, do të zbatohet modeli hyrje-hyrje ku zyrtarët tanë të policisë do të punojnë së bashku në një ndërtesë. Ky bashkëpunim do të reduktojë kohën e pritjes në kufi dhe do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, ka thënë shefi i qeverisë së Kosovës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

