LAJME

Kosova dhe Holanda nënshkruajnë Planin Bilateral të mbrojtjes për vitin 2025

Kosova dhe Holanda nënshkruajnë Planin Bilateral të mbrojtjes për vitin 2025
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Janar 2025, 15:44

Në ministrinë e Mbrojtjes sot u nënshkrua Plani Bilateral në fushën e mbrojtjes për vitin 2025 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës.Plani mes dy vendeve u nënshkrua nga nënkolonel Liridon Poroshtica, përfaqësues nga Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike dhe atasheu i Mbrojtjes për Kosovë nga Mbretëria Holandeze, nënkolonel Jurgen Fleischmann.

Ministria e Mbrojtjes thotë se ky plan i ri për vitin 2025 synon zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, shkëmbimin e përvojave dhe fuqizimin e lidhjeve strategjike ndërmjet Kosovës dhe Holandës.“Gjithashtu, ky bashkëpunim i fortë dëshmon përkushtimin e të dy vendeve për të punuar ngushtë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin global”, thuhet në njoftimin e bërë nga kjo ministri.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika