LAJME

Kosova dhe Greqia ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”

Kosova dhe Greqia ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Shtator 2021, 22:50

Sulmuesi prizrenas Vedat Muriqi ka shënuar në kohën shtesë për t’i siguruar një pikë Kosovës në ndeshjen ndaj Greqisë. Ndeshja Kosovë – Greqi përfundoi 1:1.

Grekët ishin në epërsi që nga minuta e fundit e pjesës së parë, ndërsa në fund të ndeshjes rezultati u barazua në 1:1. Muriqi shënoi nga afërsia në minutën e 92-të. Ai u shkëput në zonë pas një topi të kthyer nga Florent Hadërgjonaj.

Zymer Bytyqi dha krosimin që solli golin. Kosova mbetet e treta në Grupin B me 4 pikë. Greqia është e katërta me tri pikë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika