LAJME

Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë marrëveshje në fushën e drejtësisë

Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë marrëveshje në fushën e drejtësisë
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Prill 2026, 17:27

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Belgjikës, ka nënshkruar sot Marrëveshjen dypalëshe për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale me Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden.

“Marrëveshja mes dy vendeve tona mike pritet ndër të tjera të rrisë ndjeshëm efikasitetin në luftimin e krimit transnacional, dhe njëkohësisht krijon bazën ligjore për themelimin e grupeve të përbashkëta hetimore dhe përfshin dispozita të avancuara për ngrirjen, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, shkëmbimin e provave dhe informatave, si dhe marrjen e dëshmive përmes videokonferencës, në përputhje me praktikat më moderne ndërkombëtare”, tha Gërvalla, thuhet nw komunikatë.

Përmes kësaj Marrëveshjeje, Ministrja Gërvalla tregoi se do të përcaktohen qartë format dhe mekanizmat e ndihmës juridike në çështjet penale, duke përfshirë kushtet për ofrimin e ndihmës, bazat për refuzim, legjislacionin e zbatueshëm dhe procedurat që ndiqen në kërkimin dhe realizimin e kësaj ndihme.

Ministrja Gërvalla falënderoi Ministren Verlinden për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën konstruktive e frytdhënëse, si dhe për angazhimin e përbashkët drejt thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika