Ministri Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim kontigjentin e radhës të FSK-së që do të zbarkoj në Mbretërinë e Bashkuar për misionin trajnues për personelin ushtarak në kuadër të Operacionit Interflex, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Performanca dhe profesionalizmi i ushtarakëve tanë në këtë mission është duke u vlerësuar jashtëzakonisht lartë nga nikoqirët britanik por dhe pjesëmarrësit tjerë”, shkruan mes tjerash Maqedonci në një postim të bërë në Facebook.
Së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pritëm kontingjentin e radhës të Forcës së Sigurisë së Kosovës që do të zbarkoj në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar misionin trajnues për personelin ushtarak ukrainas në kuadër të Operacionit Interflex.
Performanca dhe profesionalizmi i ushtarakëve tanë në këtë mission është duke u vlerësuar jashtëzakonisht lartë nga nikoqirët britanik por dhe pjesëmarrësit tjerë.
Operacioni Interflex është operacion shumëkombësh që ka synim përgatitjen dhe trajnimit e ushtarakëve ukrainas në taktikat dhe teknikat luftarake.
Republika e Kosovës po vazhdon të jetë kontribues aktiv në mbështetjen e luftës së drejtë të popullit ukrainas.