Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philipp Kosnett, ka njoftuar se është takuar me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka thënë se ky takim është zhvilluar në kuadër të serive të diskutimeve rreth prioriteteve të përbashkëta Kosovë-SHBA.
“Mëngjesin e sotëm takova Albin Kurtin dhe ekipen e tij. Ne mbesim të përkushtuar për ta ndihmuar qeverinë e re që të ketë sukses dhe të përparojë si një partner i barabartë në Evropë dhe me bashkësinë ndërkombëtare”, është shprehur Kosnett.
https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1372530956960202752?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1372530956960202752%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button