Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett, ka njoftuar se sot është takuar me kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka – Nimani, me të cilin thotë se kanë diskutuar për fuqizimin e sundimit të ligjit.
Kosnett thotë se qeveritë duhet t’i zbatojnë të gjitha vendimin që dalin nga kjo gjykatë, në mënyrë të gjykatat të kenë sukeses në punën e tyre.
“Me kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, përsërita mbështetjen e ShBA-së për një gjyqësor të fortë dhe të pavarur. Që gjykatat e Kosovës të kenë sukses, qeveritë duhet të zbatojnë të GJITHA vendimet e gjykatave“, shkroi ndër të tjera ai në Twitter.
Në të kundërtën, ai paralajmëron se vonesat e institucioneve në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, kërcënojnë angazhimet e Kosovës për drejtësi të barabartë dhe sundim të ligjit.