Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se Marrëveshjet e Washingtonit janë themeli për punën e mëtejme dhe se Kosova dhe Serbia duhet t’iu përmbahen atyre.
Kosnett tha se adminstrata e presidentit Biden i ka përfaquar Marrëveshjet e Washingtonit.
“Administrata e presidentit Biden i ka përqafuar marrëveshjet e Ëashingtonit, dhe ka ardhur në përfundim se besojmë që marrëveshjet e Washingtonit do të duhej të jenë themeli për punën tonë më tej, do të thotë, besojmë që Kosova dhe Serbia duhet t’iu përmbahen atyre zotimeve dhe të punojnë bashkërisht mbi marrëveshjet e arritura në Washington”, ka thënë Kosnett në rtv21.
Ai tutje ka thënë se në zotimet e Washingtonit ka pika me prioritet më të madh se tjerat por që ShBA i mbështet ato.
“Ne i mbështesim zotimet e Ëashingtonit e dini se në to ka shumë pika të ndryshme disa ndoshta kanë prioritet më të madh se të tjerat dhe e dini që mund t’i shikoni dhe të thoni se disa tashmë janë përmbushur, disa tashmë janë realizuar, si vendosja e marrëdhënieve me Izraelin, në to kërkohet nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin veprim kundër Hezbollahut, Kosova e ka bërë atë”, tha Kosnett.