LAJME

Kosnett: Kosova nuk bën të varet nga remitencat e diasporës

Kosnett: Kosova nuk bën të varet nga remitencat e diasporës
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Korrik 2021, 05:25

Kosova duhet të tejkalojë mbështetjen e saj nga remitencat e diasporës, të stimulojë investime të shënjestruara dhe të shfrytëzojë njohuritë dhe ekspertizën e diasporës së saj të arsimuar dhe të përkushtuar, ka shkruar ambasadori amerikan

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, gjatë ditës së martë ka takuar liderët e Kongresit Pan-Shqiptar të Amerikës, në ambientet e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Kosnett pas takimit ka shkruar se Kosova nuk duhet të varet vetëm nga remitencat e diasporës, por të shfrytëzojë diasporën për investime.

“Diskutime produktive me liderët e Kongresit Pan-Shqiptar të Amerikës. Kosova duhet të tejkalojë mbështetjen e saj nga remitencat e diasporës, të stimulojë investime të shënjestruara dhe të shfrytëzojë njohuritë dhe ekspertizën e diasporës së saj të arsimuar dhe të përkushtuar”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika