Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka uruar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit, duke vlerësuar edhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Në një postim në platformën X, ajo ka shkruar: “Urime Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet në Kosovë, dhe me rëndësi për procesin e qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt të votimit”
Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka bërë thirrje për unitet politik dhe kompromis në Kosovë, duke theksuar se stabiliteti institucional është kyç për avancimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.
Ajo gjithashtu shprehu gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin me Kosovën në procesin e integrimit evropian dhe zbatimin e Planit të Rritjes.
Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka porositur se, në mënyrë që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, forcat politike duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional.
Kos është zyrtarja e parë nga Brukseli që përshëndeti mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe e uroi Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet e së dielës.
“Pres me padurim të kthehem në Kosovë sa më shpejt që të jetë e mundur për të intensifikuar punën për integrimin evropian të Kosovës dhe për të vazhduar angazhimin lidhur me financimin në kuadër të Planit të Rritjes”, ka porositur ajo.