Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka thënë se është e paimagjinueshme për të që ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviq, vazhdon të jetë në detyrë pas deklaratës për “spastrim etnik në Kosovë”.
Gjatë fjalimit të saj në mbledhjen e rregullt të Komitetit të Posaçëm për Mburojën e Demokracisë Evropiane të Parlamentit Evropian të enjten, Kos u bëri thirrje politikanëve në vendet kandidate për anëtarësim në BE që të kenë parasysh se çdo fjalë e thënë ka peshë.
“Ishte tronditëse të dëgjonim diçka të tillë në vitin 2026. Nuk do ta përsëris as atë që ajo tha. Ishte vërtet tronditëse të dëgjohej një deklaratë e tillë. Nuk mund ta imagjinoj që një ministre, pas një deklarate të tillë publike, të mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj”, ka thënë Kos.





