Korridori 8 pjesë e infrastrukturës strategjike të NATO-s, ministri Vengu përmend edhe Kosovën

LAJMEMë pak se 2 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|1 orë
Korridori 8 pjesë e infrastrukturës strategjike të NATO-s, ministri Vengu përmend edhe Kosovën

Në takimin e fundit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel, u njoh zyrtarisht Korridori 8 si pjesë e infrastrukturës strategjike të Aleancës, një zhvillim që hap mundësi të reja edhe për Kosovën në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, njoftoi se përfshirja e Korridorit 8 – që shtrihet nga porti i Durrësit deri në Detin e Zi – si një korridor sigurie për mbrojtje kolektive, është një arritje e rëndësishme për stabilitetin rajonal dhe pozicionimin e Shqipërisë si aktor kyç në planifikimin e operacioneve të NATO-s.

“Të ardhmen e operacioneve ku Shqipëria bën pjesë dhe veçanërisht operacioni i KFOR-it në Kosovë, po vlerësohet rritja e kapaciteteve. Shqipëria do rrisë kapacitetet e saj dhe përfshirjen e saj në këtë mision, përfshirë dhe për herë të parë me forcën e saj ajrore, ndërkohë që në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe komandën amerikane në Evropë, po bëhen të gjitha rivlerësimet e nevojshme për të ardhmen e këtij misioni, çka përbën edhe një okazion shumë të mirë për Qeverinë e re të sapozgjedhur në Kosovë që të rris bashkëpunimin cilësor dhe gjithnjë e më të ngushtë me Aleancën”, u shpreh Vengu.

Tutje, Vengu theksoi se Shqipëria po avancon në këtë drejtim dhe se kontrata të reja në sektorin e mbrojtjes janë duke u realizuar, duke marrë vlerësim nga aleatët.

“Pika e tretë e bisedimeve i kishte të bënte me mënyrën se si të gjitha vendet aleate jo vetëm po rrisin investimet në mbrojtje, por po ristrukturojnë mënyrën se si industria ushtarake fillon dhe të gjenerojnë më shumë kapacitete. Shqipëria e ka nisur me vendosmëri këtë rrugë dhe po çdo ditë po krijojmë kapacitete të reja për sa i përket industrisë tonë me disa kontrata të lidhura dhe disa kontrata me negocim e sipër, të gjitha këto elementë u mirëpritën nga mbarë aleatët, ndërkohë që së bashku me kolegët tanë turq dhe me Sekretariatin në Këtu në Bruksel, skuadrat tona kanë filluar të përgatisin Samitin e Tiranës në vitin dy mijë e njëzet e shtatë”, shtoi Vengu.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika