- Reklama -

Kontrolle të shumta në Gjermani – Në Koln kapen disa shqiptarë duke punuar në të zezën

Afro 2 mijë e 800 oficerë doganorë gjermanë kanë kryer një aksion të gjerë kontrollesh në kantieret e ndërtimit në disa qytete të Gjermanisë, ku janë zbuluar shkelje të shumta të ligjeve të punës dhe rregullave të pagës minimale.

Kontrollet u zhvilluan në qytete si Berlini, Mynihu dhe Kolni.

- Reklama -

Në një nga kantieret e ndërtimit në Bornheim, afër Kolnit, doganierët kanë hasur gjashtë persona nga Kosova dhe Bjellorusia duke punuar në mënyrë të paligjshme.

“Në shumë raste, problemi ishte se punëtorët nuk kishin leje qëndrimi, që do të thotë se nuk duhej të ishin fare në ato kantiere,” njoftuan autoritetet gjermane.

Pas analizimit të dokumenteve, zyrtarët doganorë zbuluan mbi 1 mijë e 800 shkelje të tjera.

Prej tyre, 260 raste kishin të bënin me mosderdhjen e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe pagesën nën nivelin e pagës minimale.

Sipas një zëdhënësi të doganës, disa prej punëtorëve ndërtimorë ndoshta kanë marrë vetëm “disa euro” për punën e tyre.

Ministri Federal i Financave, Lars Klingbeil, theksoi rëndësinë e luftës kundër punës së padeklaruar.

“Ne do të intensifikojmë më tej përpjekjet tona kundër atyre që pasurohen në kurriz të të gjithëve,” deklaroi ai.

Kontrollet janë pjesë e një fushate të vazhdueshme të autoriteteve gjermane për të luftuar abuzimet në sektorin e ndërtimit, ku puna e padeklaruar dhe shfrytëzimi i punëtorëve mbeten probleme serioze.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort