- Reklama -

Kontrabandoi nga Kosova në Shqipëri, dyer, dritare dhe xhama me vlerë 10 mijë euro, arrestohet 38 vjeçari nga Kosova

Policia e shtetit shqiptar përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se është arrestuar në flagrancë një shtetas kosovar i cili ishte duke transportuar mallrat ë dyshimta ilegalisht.

“Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Green border”.

- Reklama -

-U kap në flagrancë duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 10 000 euro, vihet në pranga drejtuesi i kamionçinës (shtetas kosovar).

Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë kosovarë, pasagjerë në këtë automjet, të cilët kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, bashkë me drejtuesin e automjetit.

Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara (dritare duralumini dhe xhama) dhe kamionçina.

-Procedohet në gjendje të lirë një tjetër shtetas tjetër, pasi u kap duke transportuar disa bagëti të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, si rezultat dhe i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Green border”.

Si rezultat i këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi Y. K., 38 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. B., 36 vjeç, dhe B. Gj., 35 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Në fshatin Dobrune, Has, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin (kamionçinë) me drejtues shtetasin Y. K. dhe pasagjerë shtetasit R. B. dhe B. Gj. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur mallra (dritare duralumi dhe xhama) me vlerë rreth 10 000 euro, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Kosova në Shqipëri.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerët kishin kaluar kufirin e gjelbër, në mënyrë të paligjshme.

Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

-Gjithasshtu, në kuadër të këtij operacioni u refruan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 38 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, pasi është kapur në flagrancë, në hyrje të qytetit të Kukësit, duke transportuar me automjet, disa bagëti, që dyshohet se janë kontrabanduar nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në komunikatëne e Policisë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş