LAJME

Kontrabandistët rihapin rrugën ilegale ne veri, suspendohen katër policë kufitar

Kontrabandistët rihapin rrugën ilegale ne veri, suspendohen katër policë kufitar
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Shkurt 2022, 13:37

Një rrugë ilegale, e cila ditëve te fundit u mbyll me zhavorr nga Policia e Kosovës është rrafshuar nga një makineri e cila dyshohet se kishte ardhur nga Serbia.Për këtë ngjarje janë suspenduar katër zyrtarë policorë kufitar.Ngjarja ka ndodhur në Leposaviq.

Siç mëson KALLXO.com zyrtarët policorë kishin lëshuar pikën të cilën e kishin për detyrë ta mbikëqyrnin dhe gjatë kohës sa ata janë larguar një buldozer dyshohet se është afruar dhe ka rregulluar rrugën e groposur.
IPK sipas një njoftimi ka thënë se të njëjtit po dyshohet se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit.Ata nuk kanë qëndruar në pikën e caktuar për mbikëqyrje pas aksionit të bllokimit të rrugëve ilegale në disa zona te ndryshme përfshirë edhe zonën e Veriut të Kosovës.

Ditë më parë Policia e Kosovës me kërkesë të Doganës së Kosovës ka bllokuar disa rrugë të cilat janë shfrytëzuar për kontrabandë e veprimtari ilegale.Siç mëson KALLXO.com në të njëjtën pikë do të dërgohen sërish ekipe policore me makineri të rënda për ta bërë bllokimin e rrugës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika