Sipas raportit të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional, në vitin 2020 përveç marihuanës, heroina ka qenë droga që është sekuestruar më së shumti në Serbi. Raporti përmend se qyteti i Nishit është pika kyçe për trafikimin e heroinës në Ballkan e që vie nga Turqia.
Raporti vlerëson se rreth 65 ton heroinë kalojnë nëpër Evropën Juglindore çdo vit.
“Ballkani është një korridor i krijuar prej kohësh i trafikut të drogës, veçanërisht heroinës, e cila hyn në rajon nga Turqia në rrugën e saj për në Evropën Perëndimore. Vlerësohet se 60-65 ton heroinë kalon nëpër Evropën Juglindore në vit – me vlerë më shumë se 960 milion euro në vitin 2020. Flukse të mëdha heroine kalojnë përmes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, me Nishin që është një qendër kryesore tregtare në Serbinë jugore” thuhet në raport, shkruan Kossev.





