Njoftim për mbajtjen e konsultimit publik për Projekt-rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatra, vendbanime dhe lagje urbane
Përmes një komunikate Komuna e Prizrenit njofton se përmes grupit punues për hartimin e Projekt-Rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatra, vendbanime dhe lagje urbane në gjithë territorin e Komunës së Prizrenit, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës së Prizrenit. Nr. 01/011-5643 dhe Nenit 6 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, lëshon këtë:
NJOFTIM PUBLIK
Lidhur me organizimin e konsultimit publik me qytetarë për Projekt-Rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatra, vendbanime dhe lagje urbane në gjithë territorin e Komunës së Prizrenit.
Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 30.03.2023 deri me datën: 30.04.2023, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me 07.04.2023, në sallën mbledhjeve të Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë) në orën 10:00.
Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri më 28.04.2023 në orën 16:00, në e-mail-at e zyrtarëve: edin.shehu@rks-gov.net , Ymer.Berisha@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .
Për më shumë detaje, për Projekt-Rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatra, vendbanime dhe lagje urbane në gjithë territorin e Komunës së Prizrenit, mund t’i vizitoni vegëzat e mëposhtme:
Ueb faqen zyrtare në rubrikën planet në konsultim publik:
https://kk.rks-gov.net/…/rregulloret-ne-konsultim-publik/
Platformën për Konsultime Publike:
https://konsultimet.rks-gov.net/
Facebook:
https://www.facebook.com/kkprizren