KONKURS
Shoqata Down Syndrome Kosova shpall një vend të lirë pune për pozitën:
Terapist/e i/e gjuhës dhe të folurit (Logoped/e)
Me orar pune 4 (katër) orë në ditë
Lokacioni: DSK qendra Prizren
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
• Ofrimi i shërbimit terapeutik për gjuhë dhe komunikim për fëmijët me sindromë Down, mosha 0-12 vjeç.
• Vlerësimin e nevojave specifike të gjuhës dhe të të folurit tek fëmijët me sindromë Down në bashkëpunim me stafin profesional të Qendrës DSK-Prizren
• Përpilimi i Planit Edukativ Individual – aspektet e gjuhës dhe të të folurit- në bashkëpunim me stafin profesional të Qendrës DSK- Prizren
• Raportojë tek Koordinatori i Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm
• Bashkëpunojë me specialist/konsulentë të jashtëm, me qëllim të përmbushjes së nevojave të personave me sindromën Down.
• Sigurojë përdorimin efektiv të pajisjeve, mirëmbajtjen dhe respektimin e manualit të punës me fëmijë.
Kualifikimi dhe eksperienca
• Diplomë të studimeve themelore në fushën e Logopedisë (preferohet të ketë mbaruar studimet Master ose të jetë në përfundim të tyre).
• Licencë pune
Përparësi kanë kandidatët që :
• Kanë njohuri mbi sindromën Down specifikat e gjuhës dhe të të folurit tek fëmijët me sindromën Down
Kanë përvojë pune me fëmijë, e dëshiruar me fëmijët me aftësi të kufizuar në veçanti fëmijët me sindromë Down
• Kanë aftësi të mira për punën në grup
• Kanë aftësi të mira komunikimi
Si të aplikoni ?
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë:
• CV të përditësuar
• Letër motivimi
• Subjekti: Aplikim – Logoped/e – DSK Qendra Prizren
në e-mail adresën: [email protected].• Aplikacionet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
• Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen dhe ftohen për fazën e ardhshme të rekrutimit.