LAJME

Konjufca: Zgjedhja e presidentit varet nga vullneti i opozitës

Konjufca: Zgjedhja e presidentit varet nga vullneti i opozitës
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Prill 2026, 09:46

Zgjedhja e presidentit varet nga vullneti i opozitës, tha ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Zëvëndëskryeministri Konjufca i cili është edhe kandidat zyrtar i LVV-së për president tha se do të tërheqë kandidaturën sapo që partitë opozitare të bëjnë një propozim për president, raporton KosovaPress.

“Shkojmë në zgjedhje të reja nëse është vullneti i opozitës. Nuk kemi çka të bëjmë”, tha ai.

Kosova ka hyrë në dy javët vendimtare politike. Nëse deputetët nuk zgjedhin një president deri më 28 prill, atëherë qytetarët do të detyrohen të dalin të votojnë sërish në zgjedhje parlamentare – për herë të tretë në një vit e gjysmë. Por përderisa ditët po ecin, partitë duken larg arritjes së një marrëveshjeje finale.

Përderisa opozita po e akuzon Vetëvendosjen në pushtet se nuk është e interesuar të zgjedhë presidentin, VV-ja po i kritikon opozitarët për mungesë të propozimeve./KP

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika