Home LAJME Konjufca voton: Në mbrëmje secili ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve

Konjufca voton: Në mbrëmje secili ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve

0
Konjufca voton: Në mbrëmje secili ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka votuar në Fakultetin e Edukimit.

Konjufca ka thënë pas votimit se të gjithë qytetarët e Kosovës në komunat ku po votohet, duhet të dalin në mënyrë sa më masive.

Sipas tij, është e rëndësishme që procesi zgjedhor të shkojë mbarë e mirë dhe në mbrëmje secili ta pranojë rezultatin.

“Sapo e shfrytëzova të drejtën demokratike e qytetare për të votuar. Kështu duhet të bëjnë të gjithë qytetarët e Kosovës, në mënyrë sa më masive meqenëse sot është vendimi për t’i zgjedhur kryetarët e komunave anë e mbanë Kosovës. Në këtë pjesë të balotazhit do të zgjedhën edhe më shumë kryetar të komunave se në rundin e parë. Urojmë që procesi zgjedhor të shkojë mbarë e mirë, të mos ketë parregullsi, të përmbyllet në mbrëmje në mënyrë të ndershme e fer e që pastaj në mbrëmje secili ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve”, është shprehur Konjufca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here