- Reklama -

Konjufca: Veprimet serbe në Kosovë synojnë destabilizimin e rajonit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u takua të hënën në Shkup me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Ndër të tjera, ai tha se veprimet e Serbisë e Kosovë janë të papranueshme dhe sipas tij, Serbia po përpiqet ta destabilizojë Kosovën dhe rajonin.

Sipas Konjufcës, rajoni nuk është imun as ndaj influencave ruse.

- Reklama -

“Veprimet e Serbisë janë të papranueshme, ato kanë për qëllim destabilizimin dhe ndarjen de-facto të shtetit të Kosovës. Ne, si popull, qëndrojmë shumë të bashkuar që t’i luftojmë këto veprime, të cilat kanë si prapavijë gjeopolitike ndikimin rus dhe fuqishëm do të ecim në shtetin demokratik të Kosovës për sundim të ligjit dhe për demokraci në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Kosova është e përcaktuar për zgjidhjen e problemeve përmes dialogut”, ka theksuar në Shkup, Konjufca.

Sipas kryekuvendarit të Kosovës, veprimet e Serbisë lidhen me planin franko-gjerman për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij, në qendër e kanë njohjen de-fakto.

“Ky plan në bërthamën e vet, në qendër të vet, e ka njohjen de-fakto të Kosovës nga ana e Serbisë. Unë edhe këto veprime tash të fundit që po i bën Serbia, i shoh të lidhura me këto procese politike, sepse qëllimi i këtyre veprimeve që i shohim, është që ta pamundësojnë hapjen e këtij kapitulli përfundimtar”, tha Konjufca.

Xhaferi deklaroi se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë qëllime strategjike të njëjta.

“Në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd, qëndrimi ynë është i njëjtë si edhe më parë, mbështetje e plotë deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare, të pranueshme për të dyja palët, marrëveshje me të cilën do të garantohet paqja, stabiliteti, siguria dhe përparimi i të dyja vendeve dhe rajonit në tërësi”, tha Xhaferi./AA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort