- Reklama -

Konjufca: Valdete Daka po dëshiron eliminimin politik të Albin Kurtit

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se nuk kanë ndonjë informacion nëse Kurtit dhe të tjerëve iu ndalohet kandidimi për deputetë.

Konjufca në Dukagjini thotë se në Kosovë po ndjehet një rrezik për demokracinë.

- Reklama -

“Po ndjehen disa shenja të një rreziku të demokracisë. Po bëhet cenimi i parimit të sigurisë juridike. Po bëhet ndryshimi i rregullave të lojës në mes të lojës për Albin Kurtin dhe të tjerët. Kushtetuta është e njëjta që nga viti 2008. Kurti dhe të tjerët e kanë kryer një veprim në të mirë të Kosovës për ndërprerjen e një seance të Kuvendit ku Kosova i humbi shumë hektarë tokë me demarkacionin”, thotë ai, raporton telegrafi.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje thotë se Kurti është lejuar më parë të jetë bartës i listës së Vetëvendosjes e tash nuk po lejohet.

Konjufca ka akuzuar kryetaren e KQZ-së Valdete Daka se po dëshiron eliminimin politik të Albin Kurtit.

“Kjo nuk është gjë tjetër pos përpjekja e fundit për të kapur shtetin”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hyn në fazën e funksionalizimit, data e hapjes caktohet pas zgjedhjeve

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren së shpejti pritet...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës...

Plagosen dy persona në parkingun e një pike shitje të derivateve tek Tranziti i ri në Prizren

Dy persona janë plagosur sot në Prizren nga arma...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort