LAJME

Konjufca uron Ramazanin, thotë se ky muaj çon drejt realizimit shpirtëror

Konjufca uron Ramazanin, thotë se ky muaj çon drejt realizimit shpirtëror
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Mars 2024, 19:56

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për fillimin e Ramazanit.

Konjufca është shprehur se muaji i Ramazanit sjell sprovën përballë së cilës disiplina dhe virtyti çojnë drejt realizimit shpirtëror, njofton Klankosova.tv.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë, urime dhe me fat muajin e Ramazanit! Duke bartur frymën e sakrificës dhe solidaritetit ndaj tjetrit në nevojë, muaji i Ramazanit sjell sprovën përballë së cilës disiplina dhe virtyti çojnë drejt realizimit shpirtëror”, ka shkruar i pari i Kuvendit në Facebook.

“Si muaj i sakrificës dhe përkushtimit, ai sjell mesazhin për atë që është më e lartë se ne, dhe se përlartësimi vjen nga një përulësi e thellë e shpirtit ndaj Zotit që tejkalon shtrëngesat e rrethanës. Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët!”./KlanKosova.tv/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika