LAJME

Konjufca uron 8 Marsin

Konjufca uron 8 Marsin
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Mars 2023, 12:48

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Grave, në fillim të seancës së sotme plenare.

Konjufca tha se uron që barazia gjinore të arrihet sa më shpejt.

“Të gjitha grave e vajzave po jua urojmë 8 Marsin, Ky urim nuk është për gjendjen, por për  përpjekjet e vazhdueshme për një barazi gjinore, që në të  gjithë botën është larg të arrihet, si ideale, si barazi që e synojmë. Kërkojmë që secili prej nesh të punojmë që kjo  të arrihet më shpejt”, ka thënë Konjufca.

Ai tha shpreson që të mos jetë e vërtetë ajo që tha sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara që duhen treqind vjet të arrihet kjo barazi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika