LAJME

Konjufca thotë se nuk e kupton pluhurin që po ngritet për pranimin e planit evropian

Konjufca thotë se nuk e kupton pluhurin që po ngritet për pranimin e planit evropian
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Shkurt 2023, 12:38

Kryekuvendari Glauk Konjufca ka thënë se pas takimeve që kishte në Këshill të Evropës në Strasburg mund ta bëjë publik se çështja e dialogut me Serbinë po bëhet gjithnjë e më shumë e ndërlidhur me anëtarësim në KiE.

Pos kësaj, gjatë një deklarimi për gazetarë, Konjufca ka folur edhe për pranimin në parim që i bëri Kosova, saktësisht, kryeministri Albin Kurti planit evropian për marrëveshje me Serbinë.

I pari i Kuvendit tha se nuk e kupton gjithë pluhurin që po ngritet për këtë çështje, duke thënë se Kurti qysh para tre muaj e ka pranuar se plani evropian është bazë e mirë për marrëveshje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika