Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Liqenin e Badovcit, ku humbën jetën tre të rinj.
Konjufca në një postim në Facebook, ka shkruar se me shumë dhimbje ka pranuar lajmin se në aksidentin e mbrëmshëm në Liqenin e Badocit kanë ndërruar jetë tre të rinj.
“U informova se organet përkatëse janë angazhuar maksimalisht me rastin për ta zbardhur atë në plotni. E në të njëjtën kohë, i bashkohem thirrjes për kujdes të shtuar gjatë këtyre kushteve të pafavorshme atmosferike që shtojnë rreziqet përgjatë lëvizjes me mjete automobilistike”, ka shkruar Konjufca.





