LAJME

Konjufca pas takimit me Spiropalin: E ardhmja jonë, si e kaluara do të jenë të lidhura përgjithmonë

Konjufca pas takimit me Spiropalin: E ardhmja jonë, si e kaluara do të jenë të lidhura përgjithmonë
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shkurt 2026, 10:37

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca në një konferencë për media pas takimit me homologen nga Shqipëria, Elisa Spiropali tha se e ardhmja e dy vendeve, si e kaluara do të jenë të lidhura përgjithmonë.

Konjufca tha se takimi me Spiropalin nuk është takim si me homologët tjerë, pasi Shqipëria dhe Kosova nuk janë të ‘jashtme’ për njëra-tjetrën.

“Takimet me homologët nga Shqipëria nuk janë si takimet e tjera bilaterale. Shqipëria dhe Kosova nuk janë të jashtme për njëra-tjetrën, takimet tona janë vëllazërore…”, tha ai.

Sipas Konjufcës, kur flitet për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve, nuk flitet vetëm thjeshtë për marrëdhënie ndërqeveritare, por për përgjegjësinë e dy shteteve që i përkasin të njëjtit komb.

Ai tutje tha se shteti i Kosovës është i përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara me Republikën e Kosovës.

“E ardhmja jonë, si e kaluara jonë do të jenë të lidhur përgjithmonë. Sa më i fortë koordinimi ynë, aq më i sigurt rruga jonë drejt Bashkimit Evropian”, tha ai. /Telegrafi

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika