Konjufca optimist: Nesër do të formohet Kuvendi dhe Qeveria

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|1 orë
Konjufca optimist: Nesër do të formohet Kuvendi dhe Qeveria

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është shprehur optimist se nesër nuk do të formohet vetëm Kuvendi i Kosovës, por edhe Qeveria e re.

“Nesër do të bëhet Kuvendi dhe nesër shumë shpresoj që do të bëhet edhe qeveria. Për të tjerat flasim pastaj”, tha Konjufca.

Konjufca gjithashtu theksoi se LVV-ja asnjëherë nuk ka refuzuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne kurrë nuk i kemi refuzuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Deri tash vazhdimisht Lëvizja Vetëvendosje i ka konsideruar ato beteja politike, por kur Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendim, ne e kemi respektuar. Për shembull, në vitin 2014, kur u tha se shumicën e duhet ta bëjë fituesi i zgjedhjeve, ne u tërhoqëm dhe vazhduam sipas opinionit të Gjykatës”, u shpreh Konjufca.

Deklaratat e tij vijnë një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është caktuar për nesër në orën 12:00. /Telegrafi

- Reklama -

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika