- Reklama -

Konjufca: Nuk dua të mendoj që Vuçiqi mund ta dërgojë Kosovën në zgjedhje – deputetët serbë do të zëvendësohen

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka komentuar dorëzimin e mandateve nga deputetët e Listës Serbe.

Kryetari Konjufca ka thënë se në këtë situatë nuk kemi ndryshe sesi të veprojmë përpos ashtu siq thotë ligji, e ligji thotë se ata duhet të zëvendësohen.

- Reklama -

“Unë do ti drejtohem presidentes, e pastaj presidentja do ti drejtohet KQZ-së. KQZ më pas i përgjigjet presidentes me propozimet e reja që vijnë nga e njëjta listë, pra nga Lista Serbe”, tha Konjufca.

Ai ka shtuar se nuk rrezikohet Kuvendi i Kosovës, dhe as nuk cenohet rendi kushtetues i Kosovës.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Konjufca tha se dirigjenti kryesor për dorëheqjet nga institucionet të serbëve lokal është presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Ai pati edhe një përgjigje për zërat për zgjedhje të reja.

“S’kisha pasur dëshirë të mendoj se Aleksandër Vuçiq mund ta çojë Kosovën në zgjedhje kurdo që ai dëshiron. Këtu te jemi të qartë, nëse ky ka qenë qëllimi i Serbisë dhe i Vuçiqit që të shkaktojë zgjedhje në Kosovë, apo ndonjë lloj destabilizimi, apo zgjedhjet si rezultat i destabilizimit edhe i sfidimit të situatës së sigurisë në Kosovës, atëherë mendoj që kjo jo vetëm që nuk është e mundshme por besoj që edhe i gjithë spektri politik është i bashkuar në Kosovës, që kjo është e palejueshme dhe e patolerueshme, tha Konjufca.

Konjufca ka thënë se të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur ditëve të fundit janë një orkestrim ku dirigjent kryesor i tyre është Vuçiqi. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort