Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në panelin “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian: Drejt integrimit të plotë” në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi, ku ka kërkuar përshpejtim të procesit të integrimit të Kosovës në BE.
Në fjalën e tij, Konjufca theksoi se qytetarët e Kosovës kanë një nivel të lartë përvetësimi të vlerave evropiane, duke nënvizuar progresin e arritur në rrugën drejt anëtarësimit. Ai bëri thirrje për veprime më të shpejta nga Bashkimi Evropian për t’i siguruar Kosovës statusin e vendit kandidat.





