LAJME

Konjufca në Antali: U ritheksua mbështetja e Turqisë ndaj Ballkanit Perëndimor

Konjufca në Antali: U ritheksua mbështetja e Turqisë ndaj Ballkanit Perëndimor
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Prill 2026, 17:23

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka marrë pjesë në edicionin e këtij viti të Antalya Diplomacy Forum.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Konjufca tha se mori pjesë në takimin ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan.

Në takim, ministri Konjufca bëri të ditur se u ritheksua përkushtimi i Turqisë për të qëndruar afër rajonit dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Gjatë takimit, u ritheksua përkushtimi i Turqisë për të qëndruar afër rajonit tonë dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal janë më të rëndësishëm se kurrë. Diskutuam gjithashtu për zhvillimet e fundit dhe ndryshimet gjeopolitike, si dhe për ndikimin që ato kanë në rajonin tonë dhe më gjerë”- ka shkruar Konjufca në Facebook.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ministri i jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika